NË VITET 1933-1944
Kthehet në atdhe, tanimë me formim e kualifikim, shkencëtar në veterinari dhe me specializim pasuniversitar në fushën e zooteknikës.

korrik 1933 emërohet Shef i Zooteknisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Pyjeve. Dhe më 20 shtator të atij viti gradohet Drejtor i Veterinarisë po në atë dikaster, duke zëvëndësuar Dr.Bilal Golemin, që e kishin dënuar e burgosur si pjesëmarres në lëvizjen e Vlores. Ne atë kohe, siç do të shkruante më vonë, “Pësova një dramë shpirterore. Vajta në Burgun e vjeter të Tiranës për të takuar “babain” e veterinarisë shqiptare, mikun tim që e adhuroja”.
polic-veteriner-infermjer-v
Dr. Vasfiu u hyri punëve të shumëta që kishte veterinaria e zooteknia shqiptare. Në lëmin e veterinarisë themelet i kishte hedhur Dr.Bilal Golemi. Duhej punuar për ti zbatuar e çuar më tej projektet dhe masat organizative që ai kishte marrë.
Inspektim-35Ndërsa ne zooteknikë, bazat e themelet e kësaj veprimtarie në vëndin tonë do ti hidhte Dr.Samimi.

Vitet 1933-1940 për Dr.Vasfiun ishin vite të një pune intensive për organizimin e shërbimit veterinar e zooteknik. Ne arkivin e tij vetiak ruhen shumë studime, raporte dhe trajtesa për gjëndjen dhe zhvillimin e këtyre degeve në Shqipërine e atyre kohëve si dhe shumë shkresa, letra e dokumenta që i drejtoheshin atij nga kryeveterineret e qarqeve dhe të qyteteve te ndryshme të vendit.
Puna e specialistit te larte shkencëtarit Dr.Vasfi Samimi, sidomos në shërbimin veterinar, në vitin 1937 ishte vlerësuar e “kënaqshme” edhe nga grupi i specialistëve Italianë, “ kryesuar nga këshilltari, Prof.A.Calante. Bile në atë kohe Ministria këtë kënaqësi e shfaqi me një qarkore, shpërndarë anë e kënd. Gjithashtu konsulentët e fundit, që kanë ardhur,nën drejtimin e prof.Aldo Pagani, organizimin veterinar e kanë gjetur mjaft të mirë dhe të përshtatshëm për Shqipërinë”. (Shih letrën e datës 5 nëntor 1941, që Dr.Vasfi Samimi i dërgon Ministrisë së Bujqësisë e Pyjeve).
Në bazë te vendimit të Keshillit të Ministrave, Z.Dr. Vasfi Samimi, do të shkojë me mision në Itali, ku do të qëndroje dy muaj. Zotëria e tij ...i ftuar nga Drejtori i Insitutit Zooteknik të Romes Z.Prof. Finyit, do te marrë pjesë në studimet shkencore që do të bëhen mbi racën e dhënve të Shkodrës dhe do të vizitoje Insitutet Zooteknike-Veterinare më me rëndësi në Itali...”. (Revista “Ekonomia Kombëtare”, Tiranë, 1937, nr.37)

Dr. Vasfiu është specialist që u ngarkua me detyra organizative në dikastere, por ushtroi edhe profesionin e veterinerit.

Shtepi-Viti-36Në detyrën e drejtorit te veterinarisë dhe te shefit të zooteknise shqiptare, Dr.Vasfiu qëndroi deri në vitin 1940, kur u emërua Inspektor Epror i Blegtorisë. Me këtë detyrë vazhdoi deri në fund të nëntorit të vitit 1944. Në atë kohe u mor më shumë me studime teknike, me botime, por edhe me veprimtari te tjera, kryesisht gazetari, por edhe me veprimtari qe lidhen me edukatën fizike dhe sportet.

Më 28 dhjetor 1938, me shkresë nr.4705/III.P.IV të Drejtorisë Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nënshkruar nga MPJ Ekrem Libohova, drejtuar Dr.V.Samimit, ku thuhet: ”Kemi nderin t’ju përcjellim lejën me të cilin Nalt Madhnija e Tij Mbreti, ju lejon me mbajtë dekoraten e Shën Sava t’akordueme prej Naltmadhnisë së tij Mbretit të Jugosllavisë”. Dektreti mban datën 1 dhjetor 1936 dhe firmen e Ahmet Zogut.

Emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës Popullore.
Mediat, gazeta “Tomorri” dhe revistat “Njeriu” e “Shëndija”, shkruajnë për këtë personalitet të shquar të kulturës kombëtare. Më 20 gusht 1943 “Tomorri” bën këtë vlerësim:

“Zgjedhja e goditur ajo e Dr.Vasfi Samim Visokut si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës Popullore. Intelektual nga të shkallës së parë, punëtor i palodhur kurrë, studius i pasionuar i problemeve shoqërore dhe kulturore të vëndit, njeri me horizonte të gjëra dhe koncepsione moderne për shoqërinë dhe për zhvillimin e saj...”.